Anton Quni: Nëse LVV-ja shpreh nevojë për partneritet, LDK-ja duhet ta ketë në konsideratë

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni tha se me zgjedhjen e tij si kryetar shumë gjëra të mira do të ndodhin për këtë parti.

Quni tutje është shprehur se ai është për një evoluim të LDK-së.

Ndërsa sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurti ku LDK-ja është radhitë si subjekti i tretë me vetëm 12.6% Quni thotë se ende nuk kanë një analizë për këtë rezultat të dobët.

Ai shpreson se me zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të arrijnë të përmirësojnë gabimet, duke shtuar se brenda partisë nuk duhet të ketë më mendime asimetrike.

“Besoj që çdo kandidat deri më tani i nominuar ushqen shpresën që të bëhet kryetar i ardhshëm i LDK-së. Kemi te bëjmë me personalitete që kanë profil të lartë, moral e politik. Por me siguri do të jetë një garë interesante dhe e ngushtë. Nga fakti që kam shprehur gatishmërinë për të garuar. Besoj që me zgjedhjen time shumë gjëra do të jenë në të mirën e LDK-së”.

“Unë jam për një evoluim të LDK-së. Një mbarëvajtje e kontuniutetit të saj gjithnjë duke ndërtuar një qasje të re ndaj proceseve dhe zhvillimeve te cila do të jenë të pranueshme për qytetarët dhe trupin votues të LDK-së”.

“Tani pas publikimit të rezultateve natyrisht që nga anëtaret e kryesisë kryetarët e dëmeve e deri te kryetari i LDK-së e ndjejmë veten pjesë të përgjegjësisë për këtë rezultat. Por nuk e kemi një analizë të mirëfilltë. Besoj se kryetari i radhës me kryesinë dhe me strukturat e LDK-së në bazë të një analize sa më konkrete do të arrijnë në konkludime ku pastaj ne duhet t’i kemi në të ardhmen në konsideratë si mësime të mësuara”.

“Tani edhe për vendime të tilla mendoj që këto tema duhet të konsumohen mirë brenda LDK-së që në të ardhmen mos të na ndodh që grupi parlamentar apo deputet të kenë mendime asimetrike. Është mirë me ruajt unitetin e grupit parlamentar po edhe të LDK-së”, ka thënë Quni për EO.

Teksa ka folur për bashkëpunim nëse do të ketë me partinë fituese, Quni ka thënë se kjo varet nga VV-ja nëse ata kanë nevojë për ndonjë partneritet.

“Tani varet edhe nga qasja e VV-së a do të ketë nevojë për partneritet me ndonjë parti politike apo jo. Nëse e shprehin nevojë LDK-ja duhet ta ketë në konsideratë dhe dalë me ndonjë vendim nëse është me ndonjë nëse është në benefit të shtetit qeverisë dhe LDK. Konsumohet kjo temë brenda LDK-së. Besoj që me gërshetimin e vendimeve të ndryshme ne do të arrijmë deri në një konkludim të përbashkët”.

LDK-ja të dielën mban Kuvendin zgjedhor ku pritet të votohet për të parin e partisë dhe udhëheqësinë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *