Nesër rifillon procesi mësimor
Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.
“Në takimet e rregullta, kolegjiumi jonë profesional i drejtorëve të arsimit ka pasur me ministren Nagavci, njëherë janë dakordua që të ketë një javë pushim në mënyrë që objektet shkollore të dezinfektohen dhe të jenë gati për nxënësit në mënyrë që në javën në vijim të fillojë mësimi. Mirëpo në një takim tjetër që kanë pasur kolegjiumi i arsimit i Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ministren Nagavci janë dakorduar që nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9-tën dhe nga e 10-ta deri të 12-tën të kenë mësim online, kurse në bankat shkollorë të kthehen nxënësit nga klasa e 1 në klasën e 5. Do të thotë ky ka qenë vendim i përbashkët i nivelit lokal, përkatësisht i drejtorëve komunalë të arsimit me ministren e Arsimit”, thotë ai.
Kreu i AKK-së thotë se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online.
“Sa i përket a janë të gatshme komunat, gjithmonë kanë qenë të gatshme, nuk është duke ndodhur hera e parë që të kemi mësim online nëpër komunat e Republikës së Kosovës, komunat kanë bërë të pamundurën që fëmijëve në komunat përkatëse t’u sigurohen edhe pajisjet elektronike në mënyrë që të mos kenë mungesë sa i përket përcjelljes së mësimit online”, thotë ai.
Edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për KosovaPress se nesër do të rifillojë procesi mësimor, ashtu siç u cek më lart.
“Procesi mësimor do të rifillojë ashtu siç është paraparë me vendim të Qeverisë”, ka thënë Besa Bytyqi, zyrtare për Informim në MASHTI.
Pavarësisht se komunat nuk janë konsultuar nga Qeveria për masat e reja antiCovid, Ibrahimi thotë se të gjitha janë duke i respektuar në përpikëri.
“Komunat sa i përket respektimit të masave anti-COVID do të thotë masave të fundit të cilat u vendosen nga qeveria e Republikës së Kosovës, i kanë respektua në plotni, edhe pse këtë herë, për herë të parë ka ndodhur të mos konsultohen por disa nga ato vetëm të informohen. Në takimet apo bisedat të cilat i kemi pasur edhe në Bordin e Asociacionit, por edhe me kryetarët e komunave ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket vendimeve të ndërmarra nga qeveria e Republikës së Kosovës pa konsulta me komuna…Ne shpresojmë që javën e ardhshme Asociacioni i Komunave të Kosovës do të thërras takimin e këshillit të kryetarëve në të cilin do të diskutohen rekomandimet, sugjerimet se çka do të ndodh pas 18 prillit”, thotë ai.
Ibrahimi shtoi se komunat në vazhdimësi po i ndihmojnë dhe përkrahin bizneset e prekura nga pandemia Covid-19, duke u falur gjoba e liruar nga taksat.
“Komunat e Republikës së Kosovës edhe në të kaluarën i kanë përkrahur bizneset lokale e në veçanti sektorin e gastronomisë, duke i liruar gastronomet nga pagesa e qerasë në hapësirën që menaxhohen nga Komunat e Republikës së Kosovës apo hapësirat publike. Gjithashtu ia kanë falur gjobat nga taksat por gjithashtu i kanë eliminuar edhe disa taksa komunale në mënyrë që të u lehtësojnë bizneseve lokale operimin”, pohoi ai.
Ibrahimi në fund njoftoi se së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, kanë përpiluar një pyetësor për ndikimin e pandemisë në bizneset lokale, e që më pas do t’ia dorëzojnë Qeverisë gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021
“Asociacioni së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës jemi duke e përgatitur një pyetësor në të cilën do të vendosen disa pyetje sa i përket ndikimit të COVID-it në bizneset lokale në mënyrë që komunat e Republikës së Kosovës gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021 t’i vënë në pah nevojat e sektorit i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik lokal e këtu, e këtu nuk përfshihet vetëm sektori i gastronomisë por edhe sektori i bizneseve të tjera”, përfundon a