Nga 22 marsi, gjitha proceset arsimore do të jenë në pushim 1-javor

Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor do të jetë në pushim. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së, raporton Ekonomia Online.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.I pyetur nwse ka dalë situata jashtë kontrollit Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *