Nga këto vendbanime janë 25 raste më Covid 19 nga Komuna e Prizrenit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë 25 raste nga këto vendbanime:
Në Prizren 21 raste,
Në fshatin Korishë 2 raste
Në fshatin Lubizhdë 1 rast
Në fshatin Sërbicë e poshtme 1 rast.