Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shëruar nga virusi COVID-19.

Pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19, Haskuka është rikthyer në punë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas dy javë vetëizolim dhe trajtim mjekësor, ju njoftoj se nga sot jam rikthyer në punë, pasi që kam rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Dua t’ju falënderoj një nga një të gjithëve që me mesazhe dhe telefonata dhatë mbështetje të pakursyer gjatë kësaj periudhe.

Me këtë rast ju ftoj edhe një herë që të mbroni veten, familjen dhe rrethin tuaj, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienën.

Uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë sëmundje.

Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.

Mytaher Haskuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *