Nga nesër rifillon vaksinimi i qytetarëve në Prizren
Nga nesër në ambientet e Qendrës Sportive në Prizren, do të rifilloj vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçe, pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës, njofton drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.
Ai thotë se të gjithë të interesuarit duhet që të caktojnë termin për vaksinim, duhet të caktojnë termin në tendat e vendosura në Qendrën Sportive, apo një gjë të tillë ta bëjnë përmes platformës online e- Kosova.
Sipas drejtorit Elezkurtaj, procesi i vaksinimit do të bëhet çdo ditë në këtë Qendër, dhe apelon tek qytetarët që t’i përmbahen rregullave të përcaktimit të termineve sikurse kanë vepruar deri më tani, për të iu shmangur tollovive dhe grumbullimit në masë të tyre.