SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “F I D A N I”, shpall konkurs për poezi

Me rastin e organizimit të manifestimit tradicional “DITËT E LIDHJES” – 2021, që organizohet për të 28-tën herë me radhë, shpall

KONKURS PËR POEZI

Kushtet e konkursit:

• Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë krijuesit e mbarë

trojeve shqiptare si dhe nga diaspora, duke përfshirë edhe

komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

• Poezitë duhet të jenë të papublikuara;

• Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se 30 vargje;

• Llojet e shkronjave “Times Neë Roman” 14;

• Poezitë mund të dërgohen përmes postës elektronike: [email protected];

•  Poezitë mund të dorëzohen edhe kopje fizike në zyrën e shtëpisë botuese “Fidani” në Prizren, rruga “Rifat Krasniqi”- p.n. (Afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha ” në Prizren);

• Poezitë duhet të dërgohen që nga dita e shpalljes së konkursit deri në orën 18.00 të datës 5

qershor 2021;

Tri poezitë më të mira: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë do të shpërblehen.

Tema është e lirë.

Poezitë dërgohen me emër dhe me mbiemër, sepse do të botohen në librin e përbashkët, i cili do të përurohet më 10 qershor. Poezitë për vlerësim, Juria Profesionale do t’i ketë me kod (shifër).  

• Takimi mbahet më 10 qershor 2021, ku edhe do të shpallen rezultatet e konkursit.

Për informata shtesë mund të na shkruani në adresën e lartcekur si

dhe në tel: 045-277-633.

Prizren, më 27 maj 2021.

Këshilli organizativ i manifestimit tradicional

 “DITËT E LIDHJES”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *