Nis restaurimi i ndërtesës e njohur si shtëpia e familjes Lokvica në Prizren
Fillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë e njohur si shtëpia e familjes Lokvica, e cila gjendet në qendrën historike të Prizrenit, përkatësisht në zonën e “Marashit”.
Kjo ndërhyrje po realizohet në kuadër të programit “Masat Preventive, Ndërhyrjet Emergjente” financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Projekti i hartuar nga punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, synon t’i rikthejë shkëlqimin e munguar kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet restaurimit të elementëve konstruktive dhe arkitektonike të objektit.
Pas një periudhe të gjatë problemesh në lidhje me restaurimin e shtëpisë e njohur si shtëpia e familjes “Lokvica” punimet e rinisura po ecin me ritme të përshpejtuara.