Plagoset nga një plumb qorr një grua në Prizren, autoambulanca arrin në vendin e ngjarjes

Një grua në Prizren është goditur nga një plumb qorr derisa ishte në një veturë.

Rastin e ka konfirmuar Faton Alija nga Policia në Prizren.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua. Ajo është lënduar në pjesën e këmbës, ndërsa është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

“Njësitë relevantë kanë dalë në vendngjarje dhe në terren në mënyrë që të mund ta identifikojnë të dyshuarin se nga ku është shkrepur arma”, tha Alija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *