Nis vjeshta meteorologjike, sot mot kryesisht me diell

Ditën e partë të vjeshtës meteorologjike, të premtën, parashihet mot më stabil mbi vend, me intervale më të gjata me diell.

Zhvillimet e vransirave lokale gjatë ditës, pasdite mund të japin pak mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, e ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 27C e 29C.

Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell parashihet fundjavën e parë të shtatorit, me maksimale deri në 30C e 31C. Ditën e diel do të ketë edhe vranësira kalimtare, derisa të hënën, pritet ndryshim i situatës meteorologjike.

Temperaturat pësojnë rënie edhe deri në 23C, e vende-vende priten edhe rrebeshe shiu, madje që nga orët e mëngjesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *