NISMA: Huaja nga berzha paaftësinë e Haskukës dhe pseudo-juristët e kabinetit të tij
Ministria për Administrim të Pushtetit Lokal deri sot i ka refuzuar dhjetëra vendime që ka bërë kryetari Haskuka ku kulmi ishte për marrjen e huasë në vlerë prej mbi 5 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kjo dëshmon edhe njëherë për paaftësinë e Haskukës dhe pseudo-juristët e kabinetit të tij të cilët lakminë personale e klanore e kanë mbi ligjin dhe interesin publik.
NISMA Socialdemokrate i ka kundërshtuar disa herë iniciativat e klanit Haskuka në Kuvendin e Prizrenit sepse ka qenë e bindur se pas tyre qëndrojnë interesa djallëzore të krimit të organizuar, të cilat qëndrojnë edhe pas qeverisë së LVV-së në Prizren, dhe për këtë na ka dhënë të drejtë edhe MAPL.
Aferat korruptive, ndërtimet pa leje e mbindërtimet, kaosi në infrastrukturë, ku shumë rrugë edhe në qendër të qytetit janë bërë të pakalushme, punësimet e familjarërve të pushtetarëve e shumë dukuri tjera negative do të marrin përgjigje nga qytetarët në Tetor kur priten të mbahen zgjedhjet lokale.
Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa për një jetë më të mirë!
Zyra për Informim,
NISMA Socialddmokrate – Dega Prizren.