Spitali i Prizrenit do t’i ofrojë shërbime shëndetësore të punësuarave në Kooperativën Bujqësore “Krusha”

Në ambientët e Kooperativës Bujqësore “Krusha” në Krushë të Madhe, drejtues të saj të hënën kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e Spitalit Rajonal të Prizrenit,  për ofrimin e shërbimeve të PAP-testit, mamografisë dhe shërbimeve tjera shëndetësore për mbi 100 gratë e punësuara të kooperativës “Krusha”.

Pjesë e këtij takimi ku është arritur kjo marrëvëshje, përveç drejtuesve dhe disa të punësuarave të Kooperativës  Bujqësore ” Krusha”, dhe atyre te Spitalit Rajonal të Prizrenit, ishte edhe ambasadori i Shqipërisë,  Qemal Minxhozi, dhe pronarë të një kompanie të cilët kanë ndihmuar me syze disa gra të punësuara.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, tha se kjo marrëvëshje parasheh që fillimisht të kryhen vizita të detajuara gjinkeologjike dhe ultrasonografike për vendosjen e prioriteteve diagnostike për gratë e punësuara të këtij lokaliteti, i cili pësoi shumë dëme në njerëz gjatë luftës në Kosovë.

Drejtoresha e Kooperativës, Fahrije Hoti, falënderoi drejtuesit e Spitalit të Prizrenit për gatishmërinë e treguar që të ofrojnë shërbime të rëndësishme për të punësuarat, gjë që deri më tani nuk e ka bërë askush, theskoi ajo.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ofrimi i këtyre shërbimeve pritet të fillojë nga java e ardhshme, u tha në këtë këta takim, pjesë e të cilit ishin edhe pronarë të kompanisë ” Max Optika” nga Shqipëria, të cilët i kanë ndihmuar 50 të punësuara në këtë Kooperativë me syze, pasi ato kishin nevojë pas një kontrolle që iu bë atyre nga përfaqësues të kësaj kompanie./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *