NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren me shqetësim po e përcjellë devalvimin e vlerave arsimore, kulturore e historike

Anashkalimi dhe mosorganizimi i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” nga qeveria komunale në Prizren i cili organizohet nga viti 2001, është edhe një tregues shtesë se kjo qeveri e ka humbur rrugën në oborr!

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren me shqetësim po e përcjellë devalvimin e vlerave arsimiore, kulturore e historike që po bëhen nga qeveria komunale në Prizren duke përfshirë edhe manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë” në të cilën për 20 vite kanë marrë pjesë mijëra nxënës të komunës së Prizrenit, manifestim ky i cili ka nxitur nxënësit përmes kuizeve të diturisë në shumë lëndë mësimore dhe disiplina sportive!

Remzi Ademaj-Petriti si një nga komandantët e lavdishëm të UÇK-së është emër që ka motivuar nxënësit dhe rininë për të mësuar dhe punuar për shtetin e Kosovës, ndërsa oraganizatorët e këtij manifestimit tradicional që nga viti 2001 nuk janë ndalur edhe përkundër sfidave të mëdha!

Ky manifestim tashmë është pjesë e planifikimeve të organizimeve me vendim të Kuvendit të Prizrenit që nga viti 2008, ndërsa mosorganizimi i tij në vitin e 20-të të këtij evenimenti arsimorë, kulturor e sportiv, është edhe një degradim që po i bëhet vlerave të historisë më të re të Kosovës!

Arsyetimet eventuale të pushtetarëve në Prizren pas reagimit tonë me gjoja situatën e Covid-19 mund të jenë muhalifet e radhës, pasiqë ne jemi dëshmitarë të organizimeve të ndryshme me karaktere të tjera!

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *