Një 27 vjeçare tenton të bëjë vetëvrasje në Prizren, Policia jep detaje
Një 27-vjeçare nga Shqipëria ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren.
Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se 27-vjeçarja dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente.
“Dje rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”, ka thënë Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se sipas mjekëve gruaja është jashtë rrezikut për jetë.