Prizren, 4 persona kanosen me armë zjarri nga axha i tyre, shkak një kontest pronësor

Katër persona kanë njoftuar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre për shkak të një kontesti pronësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *