Një burrë rrah një grua në Rahovec
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur që ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20 në rrugën “Xhelal Hajda”, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.