Një delegacion e Partisë Socialiste vizitoi Kuvendin Komunal Në Prizren
Shkodran Kryeziu së bashku me Kryesuesin e KK Prizren Sulltan Badalli pritën një delegacion nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
“Temë diskutimi ishte platforma e PS “Deputetët që Duam”, ku shkëmbyem ide se si mund ta fuqizojmë edhe më shumë rolin e Deputetit si “Zë i qytetarëve në vendimmarrje”, thotë Shkodran Kryeziu
Ai shton se “me këtë rast u dakorduam, që këto takime të jenë më të shpeshta dhe të sjellim platforma konkrete në ndërtimin e politikave që krijojnë mirëqenie për të dy shtetasit Shqipëri-Kosovë”.
“Nga Prizreni gjithashtu uruam, që këta përfaqësues të rinjë të marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”, thotë Shkodran Kryeziu.