Një grua kryesuese!

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, pas mbledhjes së kryesisë së degës të mbajtur sonte, e martë me datën 21.12.2021, ka propozuar për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyqi, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që do të mbahet të enjtën, me datën 23.12.2021, grupi parlamentar i PDK-së do të propozoj si kandidate për Kryesuese, Antigona Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *