Një i arrestuar në Prizren për posedim të substancave narkotike

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë të përgjithshme 160.34 gramë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *