Një muaj paraburgim për shtetasin shqiptar që i dha 40 euro ryshfet policit në Vërmicë
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit shqiptar, që i dha policit ryshfet prej 40 euro për ta kaluar pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Sipas njoftimit i dyshuari me veti e ka pasur edhe motrën e tij, e cila e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.
“-I pandehuri B.H., me datë 25 mars, në orët e mbrëmjes, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që derisa ishte duke u futur nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës duke drejtuar automjetin e tij, si pasagjere me vete në veturë ishte edhe motra e të pandehurit, ashtu që me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, i pandehuri B.H., në librezën e qarkullimit të automjetit në fjalë i kishte futur dy kartëmonedha prej 20 € (njëzet eurosh) kur zyrtari policor e pyet se ‘’Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 27 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.04.2021, ndaj të pandehurit B.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhënia e ryshfetit nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– I pandehuri B.H.,me datë 25 mars, në orët e mbrëmjes, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që derisa ishte duke u futur nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës duke drejtuar automjetin e tij, si pasagjere me vete në veturë ishte edhe motra e të pandehurit, ashtu që me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, i pandehuri B.H., në librezën e qarkullimit të automjetit në fjalë i kishte futur dy kartëmonedha prej 20 € (njëzet eurosh) kur zyrtari policor e pyet se ‘’Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh dënueshmërinë e kësaj vepre penale dhe peshën e rëndë të kësaj vepre penale si dhe faktin se i pandehuri nuk ka vendbanim as vendqëndrim në Republikën e Kosovës, prezenca e tij në këtë procedurë do të arrihet me vështirësi nëse i njëjti lihet në liri apo me ndonjë masë më të butë se sa caktimi i paraburgimit, i njëjti mund të ik apo të largohet nga Kosova ose të fshihet në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale, si dhe në rastin konkret do të mblidhen ende provat për të vërtetuar përgjegjësinë penalo-juridike të pandehurit.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.