Një muaj paraburgim të dyshuarit nga Prizrenit, për posedim, shitje e blerje të narkotikëve si dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se , Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të  Kodit Penal të Kosovës, dhe për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.A., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri F.A., me datë 20 prill, në orët e pasdites, në Prizren,  deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij me të parë se është duke u ndjekur nga Policia, është vërejtur se pasagjeri që ishte ulur para ka hedhur një qese (substancë të dyshuar si marihuan me peshë 0.96 gramë),  si dhe gjatë kontrollimit të automjetit iu është gjetur një pako e vendosur nën kapakun e frenit të dorës.

Gjithashtu, pas bastisjes e zhvilluar në shtëpinë e të pandehurit, janë gjetur qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan me peshë. 2.21 gramë, dhe 0.62 gramë, një mbështjellëse letre me dy qese të najlonit dhe tre pjesë të substancave narkotike me peshë 2.60 gramë, si dhe tre qese najloni me peshë prej 3.60 gramë, të vendosur në një kuti cigare dhe një pako.

  • Me datë 20 prill, pas një kontrolli – bastisje, të kryer në shtëpinë e të pandehurit A., është gjetur se mban në pronësi;
  • 1 (një) Pistoletë,
  • 1 (një) karikator dhe 3 (tre) fishekë,,
  • 1 (një) Pistoletë me gaz,
  • 1 (një) fishek,
  • 2 (dy) fishekë,
  • 1 (një) thikë,
  • 1 (një) thikë,
  • 1 (një) shufër gome, si dhe
  • 1(një) boks metali

Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.  

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se procedura penale është në fazën fillestare të hetimeve në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si i dyshuar për vepër penale të kësaj natyre që lidhet me substanca narkotike, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsërisë ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *