Një person qëllohet nga një plumb në kokë, rasti po hetohet në Rahovec
Një person është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori.
