Një roman dokumentar

Së shpejti letërsisë shqipe, do t’i shtohet një roman dokumentar ku kryepersonazhi Luringu, udhëton gjatë gjithë kohës në roman.

Shkruan: Bekri Murselaj

Në këtë roman jepen pamje, fakte dhe dëshmi për përpjekjet e popullit tonë për liri.

Një roman që lexuesin do ta njoh me të kaluarën jo aq të largët, kryesisht kohën nën okupimin jugosllav. Ky roman dokumentar shënon gjithë përpjekjen e popullit tonë, kryesisht të viteve ’80-90 në Kosovë.

Romani fillon prej demonstratave të viteve ’81, 83, 89, me helmimin e nxënësve në shkolla në vitet ’90 dhe formimin e forumeve dhe shoqërive të ndryshme kulturore-artistike etj.

Në këtë roman lexuesi do njihet me periudhën më rëndësishme për lirinë e Kosovës. Me këtë roman autori dëshmon një rrëfim dokumentues  dhe historik që tashmë është bë një zë i fuqishëm në prozë dhe poezi. Autori tashmë është zë i fuqishëm kryesisht me temën historike dhe atdhetare. Autori në fjalë Murat Gashi, me këtë roman dëshmon një mjeshtri dhe pjekuri artistike, pa imponime dhe promovime te lexuesi, por me punë dhe përkushtim të fuqishëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *