Një shoferit në Prizren i merret patenta dhe i shqiptohet 500 euro gjobë
Në Prizren nuk tolerohen ngasësit që rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion , edhe një kundërvajtësi i merret patenta dhe i shqiptohet gjoba 500 euro.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion.
Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.
Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit me 16 mars 2023, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti, raporton Policia.