Sot përkujtohet 24 vjetori i betejës së Kabashit

Në përkujtim të betejës së Kabashit, dega e OVL të UÇK- së në Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta sot me 17.03.2023 në ora 10:00 do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha.

Ai njofton se më pas, në ura 12:00 pranë Lapidarit në fshatin Korishë, do të mbahet manifestimi kushtuar betejës së Kabashit por edhe ditës së shkollës, prandaj shkruan ai, ftojë të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë ditë përkujtimore.

Në betejën e lavdishme të Kabashit të 17 marsit të vitit 1999 ranë heroikisht në krye të dëtyrës tre dëshmorët nga Korisha, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *