Një vit burg për vjedhje
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka dënuar me një vit heqje lirie të pandehurin Sh. Ç., për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje.
I dyshuari më 24.10.2019, rreth orës 10:00 në Prizren, në korridorin e QKMF-së, kishte vjedhur nga një femër që po priste në radhë për kontroll te mjeku, një telefon 25 euro, pas së cilës largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.
Gjykata ka gjobitur po ashtu të pandehurin edhe me gjobë pesëqind euro, të cilën shumë duhet ta paguajë brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.