Njihuni me zogun më vrasës në botë
Prova të reja sugjerojnë se zogu australian kushëri me strucin ‘kasouari’, i njohur si një nga zogjtë më të rrezikshëm të botës, është rritur nga komunitete njerëzore gjuetarësh mijëra vjet më parë.
Në një studim nga Penn University në SHBA, profesore Kristina Douglass, thotë se shenjat e fosileve të kasouarëve sugjerojnë se vezët e tyre merreshin nga njerëzit që i rrisnin për të çelur.
Kjo ishte si njëfarë kultivimi për mishin apo pendët e tyre.
Studiuesit thonin në deklaratën e tyre: “Kjo sjellje që po dyshojmë vjen disa mijëra vjet para kultivimit të njohur të pulave nga njeriu”.
“Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpend të vogël, por me një zog gjigand jo-fluturues që mund të copëtojë njeriun me këmbët apo me sqepin e saj”.
Kasouari është një zog me origjine nga Australia dhe Papa New Guinea, por shkencëtarët thonë se nuk do të kishte qenë aq e lehtë për njeriun të merrte vezët e tyre, pasi do të rrezikonin shumë. Këmbët e këtyre zogjve janë si shpata të fuqishme me të cilat ata mund të vrasin kafshë të mëdha dhe njeriun.
Në vitin 2019, një pronar kafshës ekzotike nga Florida u vra nga kasouari i tij kur ky i fundit hyri në kopshtin e pasëm të shtëpisë.
Ata janë gjithashtu krijesa kurioze që preferojnë të ndërrojnë çdo vit vendin e folesë.
Por ashtu si të gjithë shpendet, edhe kasouari afeksionohet shpejt me gjallesën e parë që shikon kur del nga veza, dhe sipas fenomenit që biologët quajnë ‘imprintim psikologjik’ nëse njerëzit e hershëm e merrnin zogun prej lindjes atëherë ata nuk ishin më të rrezikshëm deri sa të arrinin në moshë të rritur.
Zonja Douglass tha se njerezit mund të arrinin të kapnin kasouarët kur ata ishin më të ekspozuar: “Njerëzit e hershëm mund të kenë ndjekur mashkullin dhe marrë vezët. Kjo sepse femrat janë shumicën e kohës në gjueti gjatë periudhës së inkubacionit të vezëve. Meshkujt në këtë kohë kujdesen për folenë por ata nuk hanë shumë, prandaj janë më të ekspozuar ndaj predatorëve”.
Kasouarët rriten edhe sot në Papa New Guinea për pendët e tyre, ndërsa vezët konsiderohen një delikatesë ushqimore kombëtare./TCH