Liqeni ngjyrë rozë “çmend” të rinjtë, të gjithë në kërkim të fotos perfekte

Të rinjtë në Australi kanë zbuluar vendin e “ëndërruar” për të realizuar foton perfekte për Instagram.

Ata po udhëtojnë në një zonë industriale të Melburnit për të pozuar pranë një liqeni të mbushur me ujë ngjyrë rozë.

Liqeni është duke u kthyer në një destinacion tejet të preferuar për të rinjtë dhe ndodhet vetëm 6,3 kilometra nga qendra e Melburnit.

Megjithatë një problem ekziston. Ju nuk mund të shkoni në çdo moment për të gjetur ngjyrën e veçantë të ujit.

Fenomeni natyror ndodh vetëm me ekuilibrin e duhur të kripës, dritës së diellit, temperaturave të larta, reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqërremtë-portokalli të quajtur beta-Carotene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *