Nuk kryhen punimet në kohë, Komuna nuk ka kërkuar mirëkuptim për zgjatjen e punimeve

Në njoftimn e Komunës të para disa ditëve thuhej:

Rruga e Farkëtarëve e njohur si rruga njëkahëshe nga Hamami në drejtim të Shtëpisë së Kulturës në Prizren do të jetë e mbyllur.

Rruga do të jetë e mbyllur nga 29 gushti deri më 2 shtator.

Rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuareve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.

Komuna nëpërmjet njoftimi ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Sot është 5 shtatori. Në këtë rrugë ende po zhvillohen punimet ndërsa Komuna nuk ka kërkuar mirëkuptim për zgjatjen e punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *