Numri i pacientëve me Covid që po trajtohen në spitalet e Kosovës, asnjë në Spitalin e Prizrenit
64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
“Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë”, njofton SHSKUK.