OBSH: Pandemia COVID-19 do të përfundojë në fillim të vitit 2022
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë në fillim të vitit 2022.
Hans Kluge theksoi për televizionin shtetëror danez DR se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm në vitin 2021, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në vitin 2020.
Duke deklaruar se skenarët më të këqij tani kanë mbaruar, Kluge shtoi se ka më shumë informacione në lidhje me virusin në krahasim me vitin 2020, kur filloi të përhapet.
Ai paralajmëroi se askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së COVID-19.
“Do të vazhdojë të ketë virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, nënvizoi ai.
Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese për ta.
Duke shtuar se OBSH-ja është duke monitoruar nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara kundër COVID-19 për shkak të llojeve të përhapjes së shpejtë të virusit, Kluge tha se vaksinat mund të ndryshohen bazuar në mutacionet e reja nëse është e nevojshme dhe nuk ka nevojë t’i prodhojë ato nga terreni.
“Mutacionet nuk do ta bëjnë virusin jashtë kontrollit por theksoi se vendet, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion mund të vihen nën presion edhe më të madh, gjë që e bën të domosdoshme marrjen shumë seriozisht të mutacioneve”, theksoi ai.