Policia e rajonit të Prizrenit me aktivitete të shtuara gjatë fundjavës

Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media, njofton se, aktiviteti i policisë në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Njësitë patrulluese nga të gjitha stacionet e DRP Prizren, gjatë vikendit kanë kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit.

Zyrtarët policor duke qenë në vazhdimësi në zbatim të masave, kanë realizuar kontrolle në qendra tregtare, rrugë, sheshe dhe gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë gjetur parregullsi dhe kanë shqiptuar gjithsej 319 gjoba për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale, gjithashtu janë dhënë 6 vërejtje. Policia ka monitoruar dhe ndihmuar QKMF-në me rastin e fillimit të vaksinimit në Prizren.

Në kuadër të këtyre masave, janë realizuar 12 aktivitete së bashku në Inspektorët e AVUK-ut, ku janë inspektuar dhe kontrolluar edhe sallonet e dasmave, në tri raste janë gjetur të organizuara ahengje familjare ne kundërshtim me vendimin e qeverise dhe Inspektorët kanë shqiptuar gjoba për sallonet e dasmave dhe organizatorët, ndërsa policia ka shpërndarë pjesëmarrësit.

Me aktivitet të tilla, policia në Prizren do të jetë në vazhdimësi, duke respektuar dhe zbatuar udhëzimet e qeverisë dhe IKSHPK-së, si dhe ligjin për masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19, thuhet në fund të kësaj komunikate nga zyra për informim e DRP në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *