Oda e Hotelierisë: Mosmiratimi i buxhetit bllokon shtetit

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit u ka bërë apel deputetëve të Republikës së Kosovës, ta votojnë projektligjin për buxhet dhe mos të hyjmë në vitin 2021 pa e votuar.

Sipas odës, nëse nuk miratohet buxheti, nuk do të mund të ekzekutohet as granti në shumë prej 200 milion eurosh, të caktuara për ndihmë direkte financiare për bizneset, të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia.

“Nëse nuk miratohet buxheti, do të ishte një zhgënjim dhe një goditje e madhe për bizneset, sepse të gjitha janë në pritje të mjeteve të ndara për to. Nëse nuk miratohet buxheti edhe punonjësit, të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin ndihmën prej 300 euro në muaj për tre muaj rresht, ashtu siç parashihet në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Andaj, OHTK-ja edhe një herë iu bënë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë projektligjin për buxhetin e vitit 2021 që shteti mos të shkojë në bllokadë”, thuhet në reagimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *