Ofendoi dhe sulmoi një polic me çelësa, arrestohet një burrë në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policiorë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte sulmuar policët pasi ishte gjobitur nga ta për kundërvajtje në trafik.
Më tej, thuhet se i dyshuari kishte goditur një polic me çelësa.
Raporti i plotë:
Në Prizren arrestohet një i dyshuar që sulmoi policët
Me date 06.07.2023 rreth orës 08:30, patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit, kanë ndaluar një person dhe ishte gjobitur për kundërvajtjen e kryer, në shenje pakënaqësie kishte ofenduar zyrtaret policore e me pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës. Ai , i dyshuari kishte goditur njërin nga zyrtaret policor me çelësa.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.
Ne lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtare” .
Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 ore. Rasti nen hetime.