Osman Hajdari mban numrin 7 në listën fituese të zgjedhjeve të 17 tetorit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Osman Hajdari, është në listën e Vetëvendosjes si kanëdidatë për Kuvendin Komunal me numër 7. Në vitin 2013 është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Për tri vite me radhë ka qenë auditor i brendshëm në Komunën e Prizrenit dhe pas përvojës nëntëvjeçare në Komunë, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Administratës Publike në Komunën e Prizrenit. Është i certifikuar për programin kombëtar të trajnimit për auditorë të brendshëm të sektorit public.

Biografia:

Osman Hajdari ka lindur më 7 tetor 1982 në Suharekë. Jeton në Prizren. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe të Administratës Publike në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2005. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2009, në drejtimin Shkenca Administrative.

Osmani ka qenë asistent administrativ i komandantit rajonal të Policisë për regjionin e Prizrenit, deri në vitin 2009. Më pas karrierën e tij e ka vazhduar si udhëheqës i personelit në Administratën Komunale në Prizren.

Në vitin 2013 është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Për tri vite me radhë ka qenë auditor i brendshëm në Komunën e Prizrenit dhe pas përvojës nëntëvjeçare në Komunë, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Administratës Publike në Komunën e Prizrenit. Është i certifikuar për programin kombëtar të trajnimit për auditorë të brendshëm të sektorit publik.

Temat të cilat është i interesuar t’i ngrisë janë kryesisht në fushën e Administratës Publike Lokale, shërbimet publike dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Osman Hajdari mban numrin 7️⃣ në listën fituese të zgjedhjeve të 1️⃣7️⃣ tetorit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Voto Mytaher Haskuka 1️⃣4️⃣4️⃣✅

Voto Osman Hajdari 7️⃣✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *