Osman Hajdari: Shujtë për stafin e Administratës së Komunës së Prizrenit
Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajadari, njofton se “Për herë të parë, që nga paslufta në Kosovë, në nivel komunal, nëpërmjet Asamblesë sigurohet shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit, nevojë kjo e domosdoshme dhe përhershme e punonjësve tanë”.
Njoftimi i plotë:
Për herë të parë, që nga paslufta në Kosovë, në nivel komunal, nëpërmjet Asamblesë sigurohet shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit, nevojë kjo e domosdoshme dhe përhershme e punonjësve tanë.
Sigurimi i shujtës e rrit mirëqenien e punëtorëve të të gjitha departamenteve, njëkohësisht është çmuarje dhe shtytje për punë, e padyshim gjithashtu ndikon direkt edhe në kursimin e ekonomisë familjare të tyre.
Duke e ditur këtë fakt, për mua si drejtor i Drejtorisë së Administratës, kjo gjë ka qenë ndër prioritet e mia që nga fillimi i mandatit, për të cilin, edhe për kundër vështirësivë gjatë rrugës, ndjehem i lumtur që në fund të mandatit tim ia kam dalë dhe se impenjimi im ia ka vlejtur.
Me këtë rast, dua ta falenderoj secilin asambleist veç e veç nga të gjitha partitë, dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë stafin e administratës për një vendim kaq meritor për ta.