Osman Hajdari: Shujtë për stafin e Administratës së Komunës së Prizrenit

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajadari, njofton se “Për herë të parë, që nga paslufta në Kosovë, në nivel komunal, nëpërmjet Asamblesë sigurohet shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit, nevojë kjo e domosdoshme dhe përhershme e punonjësve tanë”.

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë, që nga paslufta në Kosovë, në nivel komunal, nëpërmjet Asamblesë sigurohet shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit, nevojë kjo e domosdoshme dhe përhershme e punonjësve tanë.

Sigurimi i shujtës e rrit mirëqenien e punëtorëve të të gjitha departamenteve, njëkohësisht është çmuarje dhe shtytje për punë, e padyshim gjithashtu  ndikon direkt edhe në kursimin e ekonomisë familjare të tyre.

Duke e ditur këtë fakt, për mua si drejtor i Drejtorisë së Administratës, kjo gjë ka qenë ndër prioritet e mia që nga fillimi i mandatit, për të cilin, edhe për kundër vështirësivë gjatë rrugës, ndjehem i lumtur që në fund të mandatit tim ia kam dalë dhe se impenjimi im ia ka vlejtur.

Me këtë rast, dua ta falenderoj secilin asambleist veç e veç nga të gjitha partitë, dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë stafin e administratës për një vendim kaq meritor për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *