Osmani cakton seancën konstituive të Kuvendit më 22 mars

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII  të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi, njofton presidenca.

Para caktimit të kësaj seance Kurti dhe Osmani kanë ftuar liderët e partive politike në takime të ndara, për të diskutuar rreth formimit të institucioneve, përkatësisht zgjedhjes së presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *