PANJOHURI i Njohur për Prizrenin
Legjenda frymon posi kryefjalë e burrërisë
vepra të arta janë shkruar në librin e njerëzimit
qe burri i dheut vet maestro i kombit
solli dritë nevojtarëve ne moshë e kalamajve të uritur.
*
Emri i tij i panjohur bashkon vendet
qe ai që mbajti sekret fisin e familjen
bëmirësi i panjohur, me një dorë ndërton, tjetrën fsheh
emrin e ka ”I Panjohuri”, past mëshirën e të Madhit.
*
Pyetjet gjithandej horizontit Arbnor pyesin
kush ishte ai njeri për të mos vdekur kurrë
kush qe dora e mirësisë, ngadhnjimtar i panjohur
thanë…qe vetëm një i panjohur, past mirësinë e Zotit.
*
Gjurmët më se të freskët të kalorësit
shënuar janë në zemrat e varfanjakëve
qe Dardani, pasardhës i Pellazgut
populli ngriti mauzoleum për mirëbërësin e panjohur.
*
Kalova fusha, male, lumenj e oqeane
kërkoja panjohurin, mirëbërësin e popullit
qe vetëm një i panjohur, eleganti i buzëqeshur
pastrehëve, sëmurëve ofroi dhuratë, shikjimin kah e ardhmja.
*
Kushdo që ishte, past mëshirën e të madhit Zot
bëri punë kolosale, thanë…qe njeriu i popullit
aty, në atë ledinë të gjelbërt në përjetësi prehet
ai, i Panjohuri i Kombit, lindur nga barku i popullit.