Vdes një person si pasojë e një aksidenti në Prizren

Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u aksidentua me veturë dy ditë më parë në Prizren.

Viktima kishte qenë drejtues i veturës, ndërsa rasti kishte ndodhur rreth orës 19:15.

 “Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar  drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *