Parandalohen 6 raste të tentim kontrabandës, në Prizren konfiskohen 680 kg. badema

Njësit e Doganës së Kosovës vlerësojnë se kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e gjashtë rasteve të kontrabandimit.

Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.

Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave si në vijim: Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike, rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona rasti 5: 10,800 copë vezë të freskëta.

Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata”, njofton dogana, transmeton Express.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6,000 mijë kilogram dhe të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *