Parashikimi i motit për fundjavë
E shtunë: Moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
E diel: Moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.