Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti në vend për pesë ditët e ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu.
Temperatura minimale për këtë javë do të jetë 9 gradë celsius ndërsa maksimalja e ditës parashihet të jetë 27 gradë celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (20-24 maj 2024):
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
E martë – Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
E merkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojndo të jen relativisht të mira dhe stabile.