Për një ditë, shqiptohen 581 gjoba në trafik dhe 652 gjoba për mosrespektim të Ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend ka shqiptuar 652 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19.

Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe 581 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës, kishte marrë masa shtesë, në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga virusi Covid-19.

Qeveria i kishte kërkuar Policisë së Kosovës që të bëjnë më shumë kontrolle dhe të shqiptojnë gjoba për ata që nuk respektojnë Ligjin Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *