Për shkak të defektit tek lokacioni “Natyra”, 8 lagje në Prizren, nuk do të kenë ujë të pijes

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – PRIZREN, njofton konsumatorët se për shkak të prishjes pas mesnate, në gypsjellësat furnizues te qytetit – AC 600 mm dhe AC 300 mm, lokacioni përballë rest. „Natyra”, rruga rajonale Prevallë – Prizren, sot, me 24.02.2023 pa furnizim me ujë kanë mbetur.

· Lagjja “Dardania“

· Lagjja e pjesëshme – „Kurilla“

· Lagjja “Bazhdarana”

· Rr. “Ukë Bytyqi”

· Rr. “Nëna Tereze”

· Rr. “Muhaxherëve”

· Kazerma e FSK-së

· Lagjja „Petrova“

Me sanimin e prishjes, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *