Përkundër sfidave me pandeminë, Shkolla e Muzikës në Prizren arrinë suksese të larta
Përkundër shumë sfidave si pasojë e pandemisë së Covid-19, shkolla më e vjetër e muzikës në vendin tonë ” Lorenc Antoni” në Prizren, nxënësit e saj kanë arritur suksese kulminante, ndërsa situata ka filluar t’i rikthehet normalitetit kohëve të fundit.
Drejtor i shkollës së muzikës ” Lorenc Antoni”, Vesel Krasniqi, thotë se situata e pandemisë së Covid-19 na ka shkaktuar telashe telashe të theksuara në apsektin artistik.
Por, ai thotë se gjatë kësaj kohe, nxënësit e kësaj shkolle përmes pjesëmarrjes online të koncerteve, kanë arritur suksese të jashtëzakonshme.
Së fundi, vijoi më tej drejtori Krasniqi, gradualisht po i rikthehemi normalitetit duke organizuar koncerte në përputhje me rekomandimet e autoriteteve përkatëse shëndetësore, ndërsa ai përgëzoi jo vetëm nxënësit por edhe mësimdhënësit e tyre për punën dhe përkushtimin.
E lumtur me të arriturat e nxënësve ishte edhe profesoresha, Besarta Guri- Bobaj, e cila tha se pandemia nxorri në pah edhe disa mundësi për arritje të sukseseve nga nxënësit tanë.
Rikthimit të normalitetit në shkollë dhe sukeseve të arritura gjatë pandemisë, i është gëzuar edhe nxënësja, Fromba Krasniqi.
Krejt në fund, drejtori Krasniqi njoftoi se nxënësit e kësaj shkollë do të jenë pjesë e një festivali tejet të rëndësishëm ndërkombëtar që do të mbahet në Itali, që është një sfidë e radhës për ne, pasi duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë ngjarje, theksoi ai.
Se kjo shkollë po i rikthehet normalitetit pas vështirësive nga pandemia, është dëshmuar me koncertin solistik të nxënëses, Klevisa Gaxha, ndërsa është shfaqur edhe baleti ” Katër stinët” të kompozitorit italian, Antonio Vivaldi, të premtën e kaluar në një atmosferë të këndshme në ambientët e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”./ Tv Prizreni