Qemal Krasniqi pjesë e Kuvendit Komunal: Nuk ka nderë me të madh se besimi qytetarë!

Qemal Krasniqi njofton se tash kur janë numëruara të gjitha vota dhe është shpallur rezultati përfundimtar ai do të jetë “njëri nga ju dhe në çdo rrethanë do të jem në dispozicionin tuaj, aq sa kam mundësi veprimi!”

Postimi i plotë:

Të nderuar zonja dhe zotrinjë !

Me lejoni që t’ju falenderoj sinqerisht nga zemra për besimin që më keni dhënë me voten tuaj në zgjedhjet e 17 tetorit !
Tani veq sa janë publikue rrezultatet zyrtare , pas numërimit të të gjitha votave, atyre me kusht dhe nga diaspora!
Subjekti qe i takoj, nuk e mori rezultatin e pritur, rrjedhimisht do të kemi shtate ulëse në kuvendin komunal ,dhe njeri nder t’a do te jem edhe une.

Pavarësisht kesaj, unë shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e lartë ndaj gjithë atyre qytetarëve që me besuan me voten e tyre!

Do të jem njëri nga ju dhe në çdo rrethanë do të jem në dispozicionin tuaj, aq sa kam mundësi veprimi!

Falenderoj strukturat e partisë, në të gjitha nivelet e organizimit, shtabin zgjedhor, gjithë zyrtarët me përgjegjësi si, komisionerë dhe vëzhgues, aktivistë e anëtarësi, simptizantë e qytetarë!

Përgëzoj listen e kandidateve te LDK-se , për punën dhe angazhimin që kan pasur, për korrektesinë dhe bashkëpunimin!
Falenderoj familjen time, familjarët e mi, miqtë, shokët dhe bashkëpuntorët për përkrahjen e pakursyer gjatë gjithë këtyre ditëve!

Jam shume i lumtur per perkrahjen masive,që ma bëri Medveci im . Gjithashtu falenderim te veqant edhe per fsh.Zojz ,dhe per te gjithe te tjeret qe me besuan,dhe më mundesuan për t’u zgjedhur, per të katërtën herë radhazi.

Nuk ka nderë me të madhë se besimi qytetarë!

Andaj ,do Jemi bashkë aq sa Zoti na japë jetë dhe shëndet!
Faleminderit gjithmonë!
Me respekt,
I juaji Q.Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *