Përleshen fizikisht katër persona në Dragash

Katër persona janë përleshur fizikisht ditën e hënë në Dragash.

Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *