Përleshen mes veti katër persona në Prizren, e përfshirë edhe një grua, dërgohet në mbajtje

Një përleshje në mes të katër personave ka ndodhur dje në Prizren.

E përfshirë në këtë përleshje ishte edhe një femër.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hoxhë Tahsini, Prizren 03.07.2023 – 20:30. Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *