Përvjetori i pestë pa Akademik Prof.dr. Latif R. Susuri

Me 14 prill 2016, Zhuri, Kosova dhe populli shqiptar mbeten pa njeriun e vlerave të mëdha shkencore, humane dhe kombëtare, Akademik Prof. dr. Latif Susuri. Vlerësimi për prodhimtarinë shkencore të këtij kolosi është i përjetshëm.

Shkruan: Skender Susuri

Akademik Prof.dr. Latif R.Susuri u lind më 7 maj 1941 në Zhur, Komuna e Prizrenit. Shkollën fillor (tetëvjeçare) e kreu në vendlindje. Përkundër vështirësive të theksuara ekonomike, fal mbështetjes së familjes e vazhdoi shkollimin e mesëm në Prishtinë në drejtimin bujqësor, ndërsa studimet e larta-universitar i kreu në Beograd në Fakultetun e Bujqësisë, drejtimin e Mbrojtjes së Bimëve. Studimet posdiplomike nga lënda e Fitopatologjisë i kreu po ashtu në Universitetin e Beogradit. Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1983. Si bursist i disa fondacioneve qëndroi për studime specialistike në SHBA, në Angli dhe në qendra të tjera.

Në vitin 1977 është zgjedhur ligjerues në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës për lendën e Fitopatologjisë. Docent është zgjedhur në vitin 1984, profesor inordinar në vitin 1991, profesor ordinar në vitin 1997. Në vitin 2000 ka qenë dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Po në këtë vit është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa nga dhjetori i vitit 2008 ishte antarë i rregullt i kësaj akademie.

Akademik Latif Susuri është themelues i lëndës së Fitopatologjis në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka mbajtur ligjerata, ushtrime praktike dhe ka udhëhequr punën e studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës.

Në vazhdimësi është marrë me punë kërkimore-shkencore, ka botuar me dhjetra tekste shkencore – universitare: “Fitopatologjia e përgjithshme”, “Fitopatologjia”, “Fungicidet-Herbicidet” etj, disa fjalor nga lëmija e bujqesisë: “Fjalor i terminologjisë së botanikës” – latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht”, “Fjalor i bimëve bujqësore, pyjore dhe i barojave”, “Fjalori shpjegues i termave të botanikës në gjuhën shqipe” etj.  Gjithashtu ka publikuar me shumë se 100 punime shkencore në revistat e njohura shkencore të ish Jugosllavisë dhe të botës (ShBA, Gjermani, Hungari, Kroaci, Slloveni, Shqipëri etj). Është mjaft i cituar në literaturën shkencore të vendit dhe në botën e jashtme.

Ka përshkruar disa patogjenë për herë të parë në botë (Alternaria alternata – në bizele) dhe në vend (Pleospora infectoria, Didymella bryoniae, Diplocarpon earliana, Uromyces striatus, Phoma medicaginis, Plasmodiophora brassicae, Phytophthora capsici, Erëinia amylovora).

Ishte anëtar i këtyre shoqatave profesionale: Plant Protection Society of former YU and Society of Phytopathology; Former member of Advisory Board of Yugoslav Journal of Production; Distribution and Application of Pesticides, Belgrade; Former Member of Editorial Board of Plant Protection, Zagreb. Anëtar i Bordit të Unionit të Fitopatologëve të Vendeve Mesdhetare, Itali.

Fal punës së palodhshme dhe shumë produktive shkencore, e cila padyshim është e përmasave ndërkombëtare, Akademik Latif R.Susui gjithnjë do të mbetet emër i vlerësuar në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, sidomos në lëmin e Fitopatologjisë.

Akademik Latif R.Susuri krahas kontributit madhor shkencor në lëmin e bujqësise, ishte atdhetar, patriot dhe i orjentuar drejtë kombëtarisht, mbështeti pa hezitim të gjitha zhvillimet nacionaliste shqiptare të kohës, përkrahu kërkesat e drejta të popullit shqiptar për liri, demokraci dhe vetëvendosje (1981, 1989, 1990 e në vazhdim). Për asnjë rast nuk u tremb nga dhuna dhe gjenocidi komunist-serb, përkundrazi ishte një nga profesorët univeristar më të devotshëm në mbrojtje të autonomisë të Universitetit të Kosovës, bashkëpunëtor i prof.dr. Ejup Statovcit dhe  prof.dr. Eshref Ademajt (atë kohë, dy kolosët dhe ideologët kryesor të mbrojtjes, mbijetesës dhe rritës të Universitetit të Kosovës 1990-1999) ishte nga mesimdhnesit e parë të Fakultetit të Bujqësisë i cili u larguan arbitrarisht nga procesi mësimor-shkencor (1991).  

Akademik Latif R.Susuri nderroi jetë me 14 prill 2016 dhe u varros me nderime në vendlindjen e tij në Zhur, ishte kërkesa (porosia) e tij.

Të gjithë që patën fatin ta njohin nga afër Akademik Latif R. Susurin, e ndien humbjen e tij, ngase krahas shkenctarit të mirëfilltë, ata humbën mikun, shokun dhe bashkëpunëtorin e sinqert, ai shquhej për vlera të larta njerëzore dhe humane, ishte njeri i fjalës dhe gjithnjë i gatshëm për t’i ndihmuar, të gjithëve, në aspektin shkencor, njerëzor dhe human. Akademik Susuri ishte shumë i lidhur me vendlindjen e tij, Zhurin, të rralla ishin ditët e diele, që mos ta ketë vizituar vendlindjen dhe të takohej dhe të bashkëbisedonte me zhurjanët.

I paharruar kujtimi për Akademik Prof.dr.Latif R.Susuri

Lavdi veprës madhore shkencore dhe kombëtare të Akademik Prof.dr.Latif R.Susuri  

Burimet:

  1. AShAK, Akademik Latif Susuri – biografia;
  2. https:sq.wikipedia.org.wiki.Latif Susuri;
  3. Skender Susuri, Zhvillimet shoqërore dhe arsimi në Zhur 1917-2000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *